Porto Palermo
Kalaja e Ali Pashait në Gjirin e Porto Palermos është kala e ndërtuar në një gadishull midis Himarës dhe Qeparoit
Kalaja e vogël është e vendosur në një pozicion mjaft të bukur në një gadishull në gjirin e vogël tektonik të Porto Palermos (në antikitet e njohur si gjiri i Panormes). Kalaja ndodhet jo larg fshatit të Qeparose dhe ka formë trekëndore. Përmasat e saj janë 150 m x 400 m. Lartësia e mureve arrin në 20 m.
Kalaja e Porto Palermos ndodhet në gjirin me të njëjtin emër në bregun e detit Jon në Shqipërinë e jugut. Kalaja ndodhet mbi një ishull rreth 30 m larg bregut ku rripi i ngushtë ujor midis bregut dhe ishullit është mbushur me dhe e gurë për të realizuar një lidhje tokësore me të. Kalaja ka formë planimetrike trekëndore me tre bastione të fuqishme nëpër qoshet. Hyrja ndodhet në mesin e murit jugor. Nga ana e detit, midis dy bastioneve një sipërfaqe në formë trapezi është rrethuar me mure të pajisura me frëngji. Pjesa tjetër e kështjellës përbëhet nga një numër i madh ambientesh të mbuluara me qemerë të cilat përfundojnë në pjesën e sipërme me një tarracë të përbashkët. Ambientet shërbenin për strehimin e garnizonit, ndërsa njeri prej tyre shërbente si burg.
Kalaja eshte shume me e vjeter se Ali Pashaj, ai e ka restauruar, e ka patur ne kontroll kete pike dhe vetem si vizitor ka qene aty, nuk ka jetuar kurre aty. Kishen (shen Nikolla) nuk e ka bere ai ka qene atje, dhe gjelberimi nuk eshte gjithevjecar ne dimer thahet. Porto Palermo ndodhet rreth 10km nga Borshi.
Butrinti
Butrinti, Buthrotum-i antik, një qytet – port nga periudha helenistike deri në atë otomane, është një sit në Shqipërinë jug – perëndimore, i deklaruar nga Unesco Pasuri e Trashëgimisë Botërore. I nodhur pranë ngushticës së Korfuzit dhe i rrethuar nga një lagunë piktoreske, Butrinti është një nga sitet arkeologjike më të mrekullueshëm në rajonin e detit adriatik.
Pas dymbëdhjetë vjet kërkimesh akreologjike dhe investimesh të konsiderueshme në menaxhim, siti dhe muzeu e bëjnë Butrintin një nga vendet më tërheqëse për t’u vizituar. Butrinti ndodhet rreth 50 km nga Borshi.
Saranda
Saranda është qytet në jug të Shqiperisë, e vendosur në bregdetin jonian, përballë ishujve të Korfuzit. Emri Saranda vjen nga një manastir i hershëm kristian në Qafën e Gjashtës, që i kushtohet Dyzet Shenjtëve. Qyteti i Sarandës ndodhet në një gji të hapur të detit Jon. Panorama e detit, varieteja e flores, e favorizuar me klimen e bute, e bëjne Sarandën një qendër të preferuar për çlodhje, pushime, dhe një qytet të preferuar turistësh, jo me kot njihet si qyteti i muajit te mjaltit. Plazhi është shumë i pastër, janë shtuar kapacitetet e hotelerisë, restoranteve, diskotekave dhe lokalet e natës. Pushuesi mund të gjëjë këtu vlera historike dhe arkeologjike të nivelit botëror, si Butrinti, Kalaja e Lekurësit, Finiqi, Manastiret e vjetra të 40 Shenjtoreve dhe Mesopotamit, etj. Qyteti i Sarandës ndodhet rreth 35km nga Borshi.