Plazhi i Borshit
Borshi është një fshat me histori të lashtë ne zonen e Bregut apo siç njihet riviera shqiptare, dhe ben pjese ne komunen e Lukovës, rrethi Sarandë.Fshati ka një popullsi mbi 2500 banorë. Borshi ka një nga plazhet me të mëdhenj të detit Jon me 6 klm gjatësi dhe eshte i famshem per ujrat e pastra qe ka.
Kalaja e Borshit
Quhet edhe “Kalaja e Sopotit”, dhe sipas studiuesve, e ka zanafillën diku në shekullin e XII-të. Është përdorur për qëllime lufte a fortifikimi deri buzë shekullit XIX-të. I fundmi sundimtar i saj ishte Ali Pashë Tepelena, ndoshta sepse për vlerat e shumta që kishte si strateg, e konsideronte këtë kala një pikë të fortë mbështetjeje buzë Jonit, me Korfuzin përballë, që mund ta vëzhgonte si në pëllëmbë të dorës. Kalaja është ndërtuar mbi rrënojat e qytetit antik të periudhës së lashtësisë, i cili atëherë quhej Meandria. Gjurmët e qytetërimit tregojnë se vendi është vlerësuar nga banorët e atëhershëm, që vendosën të ngrenë aty vendbanimet e tyre, gjë që e bënin vetëm kur ishin të sigurt për pozicionin e favorshëm gjeografik të zonës. Muret rrethuese të qytetit ishin shumë të gjatë e të fortifikuar. Ato rrethonin të gjitha ndërtesat urbane të atëhershme, duke u dhënë siguri banorëve nga pushtuesit. Gjatë periudhës të Perandorisë Osmane, në kala u ndërtua një xhami, gjurmët e së cilës kanë mbetur ende edhe sot, kur kalaja ruan një gjendje shumë të mirë dhe është plotësisht e aftë të tregojë historinë e saj. Nga pika të ndryshme të kalasë, mund të shijoni panoramat e papërsëritshme të Jonit, që do t’ju lënë pa frymë!
Ujvara
“Ujvara” është një lokali i këndshëm buzë rrugës në qëndër të fshatit të Borshit, poshtë këmbëve të të cilit zbret me zhurmë një burim i fuqishëm nga rrugë të shumta. Ky burim quhet “Ixuari” i Borshit dhe është një nga 697 monumentet natyrore të Shqipërisë. Burimi zbret nga lart, ku ndodhet ujvara e fshatit, e cila përveç bukurisë së rrallë që i ka falur vendit, i shërben edhe dobishëm banorëve për ujin e kulluar që ka.